Një grua indiane ka habitur të gjithë duke lindur në mënyrë natyrale binjakë të ngjitur me njëri-tjetrin.
Shalu Pawar i ka lindur në shtëpi binjakët dhe pa asnjë ndihmë profesionale.
Binjakët janë të ngjitur me njëri-tjetrin në stomak dhe normalisht raste të tilla lindjesh zgjidhen me operacion çezarian dhe është stafi mjekësor ai që kujdeset për të vegjëlit.
Por, bashkëshorti i Shalu nuk fiton sa duhet për të përballuar shërbimin spitalor.
Vetëm 1 çift binjakësh në 40 mijë lindin të ngjitur me njëri-tjetrin dhe vetëm 1% e tyre arrijnë të jetojnë më shumë se 1 vit.
Për arsye që ende nuk dihen, femrat janë më shumë të rrezikuara nga ky fenomen. Edhe pse mjekësia ka ecur para, ndarja me operacion është shumë e rrallë edhe në ditët e sotme.
Binjaket më të famshme të Indisë janë Saba dhe Farah Shakeel, të cilat janë të moshës 17 – vjeçare dhe janë të ngjitura në kokë.
Ato kanë fituar një betejë muajin e kaluar në Gjykatën Supreme për të marrë fonde mujore për trajtim mjekësor.
Enët e gjakut i ndajnë binjaket në tru dhe kanë vetëm një veshkë.





