Një grua në Teksas është arrestuar pasi eshtrat e nënës së saj u gjetën në dy dhoma gjumi në banesën ku jetonin së bashku.

Policia raporton se 71-vjeçarja vdiq në vitin 2016, pasi u rrëzua. Ata pohuan se vajza e saj 47-vjeçare nuk arriti të sigurojë ndihmë për nënën e saj që vdiq disa ditë pas rënies.

Mbetjet skeletore të gruas u gjetën në një dysheme gjumi. Ndërsa vajza e saj dhe mbesa flinin në dhomën tjetër. Mbesa ishte nën moshën 15-vjeçare në kohën kur jetonte me kufomën e gjyshes së saj.

Vajza mund të përballet me 20 vite burg dhe gjobë deri në 10 mijë dollarë.

Policia tha se gjyshja ishte anëtarë e respektuar e bashkësisë lokale. Ajo kishte punuar si sekretare dhe asistente mësimdhënieje në një shkollë lokale për 35 vjet.