Një grua në Spanjë, në shenjë proteste, është filmuar teksa zhvishet nudo dhe kërcen sipër makinës së policisë. Gruaja 41-vjeçare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, u mbajt disa ditë në qeli, pasi fyeu fqinjët, teksa ata duartrokisnin shërbimet shëndetësore, në shenjë falenderimi për luftën që po zhvillojnë kundër koronavirusit.

E gjithë skena ndodhi pasi gruaja doli nga salla e gjyqit. Gjykata vendosi që 41-vjeçarja të lirohej me kusht. Ndërkohë, pas këtij veprimi ka reaguar policia, e cila e ka lajmëruar një ambulancë dhe e ka detyruar gruan që të shkonte në spital.

Deri më tani në Spanjë 18056 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit vdekjeprurës, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar mbi 172.000 persona.