Ka dalë nga ballkoni dhe ka kërcënuar se do të hidhej nëse nuk i jepnin një cigare.
Jia Li Pan, 24 vjeç, kishte shkuar në një spital në Zhongshan, në provincën Guangdong, në Kinë për një seancë këshillimi.
Ajo ishte në dhomën e pritjes dhe i kërkoi një pacienti tjetër t’i jepte një cigare. Pai ky refuzon, asaj “i ikën truri” dhe shkon në ballkon nga ku kërcënon se do të hidhej nëse nuk i jepnin një cigare.
Pranë saj kanë shkuar disa oficerë sigurie të cilët i kanë dhënë një cigare dhe ngjarja pati një fund të lumtur.
A kishte ndërmend të vetëvritej vërtetë për një cigare?
Ndoshta po, me këto kohë që po kalojmë gjithçka mund të ndodhë.





