Një grua nga shteti i Uttar Pradesh, në veri të Indisë lindi dy binjakë në tren, për të dytën herë brenda katër viteve.

Zubin Nisha, nënë e dy binjakëve të tjerë, ndodhej në trenin që vinte nga Mumbai bashkë me të shoqin, në një karrocë të kategorisë së fundit, kur e përfshinë dhimbjet.

Menjëherë pasi kuptoi se kishte ardhur momenti, ajo u ndihmua nga gra të tjera të pranishme.

Fatmirësisht si nëna dhe fëmijët janë mirë.

Gratë pasagjere i liruan një hapësirë nënës së re, ku e shtrinë prej nga solli në jetë dy fëmijët binjakë.

Por sapo treni mbërriti në destinacion nëna me fëmijët u dërguan në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Çifti para katër vitesh u bënë me dy binjakë të tjerë, një mashkull dhe një femër.