Itali, 7 maj 2014 – Një mjek ne Milano ka dhënë gabimisht një recete ku preparati që duhet të ishte një antikonceptiv, në të vërtetë ishte një hormon që ndihmon në mbetjen shtatzënë.
Kjo i ka ndodhur një çifti që bashkëjetonte ndërsa kishin fëmijë nga martesa të mëparshme. Gruaja duke mos qene e interesuar për të pasur fëmijë, për arsye ekonomike, i drejtohet mjekut për t’i përshkruar ndonjë kontraceptiv që pengonte mbetjen shtatzënë.
Gabimisht mjeku, në vend që t’i përshkruajë në recete ilaçin e duhur, i jep pikërisht atë që në këtë rast do të luante një rol tërësisht ndryshe nga ai që i kërkohej. Një hormon…
Gruaja mbeti shtatzënë dhe për arsye ideologjike dhe besimi nuk dëshiron ta abortojë fëmijën, por me një akuze në dorë i drejtohet gjykatës ku kërkon që mjeku të paguaj për gabimin e tij 138 mije euro dëm material, dhe 60 mijë të tjera për dëm moral, transmeton KP.
Në fund gjykata vendosi që mjeku të detyrohet të paguajë 116 mijë euro, një shumë kjo e nevojshme për fëmijën deri sa ai të bëjë 23 vjeç, si dhe qiranë shtesë për një shtëpi më të madhe se aktualja, pasi tani familja ka edhe një pjesëtar më shumë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





