27 maj 2015 – Sipas revistës “Forbes”, gruaja më e fuqishme në botë për vitin 2015 është kancelarja gjermane Angela Merkel. Për të pestin vit radhazi ajo mbetet si gruaja më e fuqishme e botës, përpara Hillary Clintonit, kandidate për në Shtëpinë e Bardhë, dhe filantropes Melinda Gates.
Për Merkel-in është hera e dhjetë që ndodhet në këtë listë.
“Ajo mori në dhjetorin e 2014-ës mandatin e tretë prej katër vitesh të ekonomisë më dinamike të Evropës, luftoi rezesionin kombëtar gjatë krizës ekonomike botërore dhe është në qendër të përpjekjeve për të ndihmuar Greqinë për rigjallërimin ekonomik të saj”, shkruan revista.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/