Ndërsa lancohet shëndetësia falas, në realitet pacientët vuajnë për medikamente. Njëra prej tyre, e sëmurë me tumor, kërkoi të takonte kryeministrin Rama, në kohën kur ai mbërriti në spitalin e Shkodrës.
Gruaja ka tentuar të hyjë në spital për të takuar kreministrin dhe për t’i shprehur atij ankesën për mungesën e ilaceve. Por gruaja nuk është lejuar nga rojet e Gardës.
“Doja t’i thoja Ramës të merren masa për ilaçe. Detyrohem t’i blej ilaçet jashtë, 300 euro një ilaç”, tha pacientja.





