Një 14-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u aksidentua nga një makinë në kryeqytet. Policia thotë se i mituri po lëvizte në këmbë, kur u përplas me makinë nga një grua 53-vjeçare.
Aksidenti ndodhi në rrugën “Sandër Prosi”, në rrethana ende të paqarta. Përveç plagosjes së 14-vjeçarit, policia thotë se shoferja përplasi edhe dy makina të parkuara, gjatë kohës që ecte mbrapsht me automjetin e saj.
53-vjeçarja përfundoi në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa hetimet vijojnë.





