Një ngjarje e rëndë ka qenë duke ndodhur në Rimini të Italisë, ku një 39-vjeçar shqiptarka tentuar të godasë për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, për shkak të një gjobe që kjo e fundit kishte marrë.

Gjoba datonte që nga 9 dhjetori dhe kur burri e saj e mori vesh, ai u tërbua, raportojnë mediat italiane.

I verbuar nga inati dhe nën efektin e alkoolit, ai tentoi të godiste me grusht gruan, e cila për fat të mirë u shmang. Më pas ka marrë një thikë në duar me qëllim që ta godasë.

Kunati i saj, i cili ishte dëshmitar i skenës, ndërhyri duke shmangur tragjedinë dhe gjithashtu njoftoi policinë. Pak minuta më vonë policia mbërriti në banesën e tyre dhe e arrestoi 39-vjeçarin.

Në dëshminë e saj, ajo ka treguar se i shoqi e kërcënonte që të mos e lejonte të shihte më fëmijët e saj, për ta bërë këtë ai e filmonte me celular sa herë që ajo përpiqej të reagonte ndaj abuzimit të tij.

“Nëse më denonconi ose ktheheni në Shqipëri , unë do t’ju rrah, do të përdhunoj nënën dhe motrën tuaj, pastaj do t’ju vras.” Ky është një nga kërcënimet rrëqethëse të 39-vjeçarit. Kjo alternohej me akte të dhunshme si shuplaka, tentativa për mbytje ose thyerje sendesh.