Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vrasjen e 61-vjeçarit Menduh Kurt-Dedës. Ai u vra nga Besmir Karaj me urdhër të nënës së tij Marjeta Karja për shkak të një borxhi.
Dëshmitar i të gjithë ngjarjes ka qenë edhe Gazmir Ngota, i cili ka heshtur për shumë vite. Ky i fundit pas vënies në praga ka pranuar krimin dhe ka treguar me detaje të gjitha lëvizjet, që kanë kryer ai dhe Besmir Karaj natën e ngjarjes.
Burri i Marjeta Karaj, Spiro Karaj , ka dhënë një intervistë për “News24” ku tregoi se nuk ka pasur dijeni për asgjë dhe se nuk ka pasur asnjëherë shqetësime të tilla në familje.
Spiro Karaj thotë se qëndronin bashkë, shkonte në punë dhe kujdesej gjithashtu për të se ishte i sëmurë
“Pronari ka biznes në Itali, donte të hapte dhe biznes këtu në Shqipëri. Ça lidhje kanë këta ?! Gruaja kujdesej për mua tërë kohës, se isha i sëmur. Dy orë ikte në punë, dhe vinte në shtëpi, rrinte tërë kohës me mua.”, është shprehur më tej ai.