Një grua në Durrës ka paditur bashkëshortin e saj për ushtrim dhune ndaj saj.
Pas denoncimit të rastit, policia plotësoi kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.T., 49 vjeçe.
Ajo ka kallëzuar bashkëshortin e saj me të cilin ka edhe të njëjtën moshë, shtetasin R.T., 49 vjeç.
Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
Ndërkohë që gruaja pajiset me urdhër mbrojtjeje, ndaj bashkëshortit kanë nisur procedurat “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.





