Bledar Renja, shqiptari 38 vjeçar, është arrestuar nga policia në Comiso (Itali) pasi akuzohet se ka keqtrajtuar gruan e tij një vit më të re.
37 vjeçarja ka denoncuar bashkëshortin në komisariat dhe karabinierët kanë vënë në pranga shqiptarin për abuzim në familje.
Sipas dëshmirë së gruas në polici, burri e rrihte barbarisht. Kjo ka ndodhur sipas saj për një kohë të gjatë dhe asaj duket i ardhur fundi i durimit e pwr kwtw arsye i është drejtuar policisë.
Gruaja dhunohej edhe në sy të fëmijëve të tyre.
Pyetur përse nuk e kishte denoncuar më parë burrin, gruaja tha se Bledar Renja e kishte kërcënuar se do ta vriste.





