27 korrik 2014 – Pak ditë më parë u bë publik ditari i një burri, ku ishin shënuar të gjitha refuzimet e marra nga gruaja e tij për të bërë seks, si dhe justifikimet e thëna në ato momente.
Tani po ju servirim ditarin e një gruaje.
Në përpjekje dëshpëruese që të ketë marrëdhënie seksuale, gruaja nuk ja del të përjetoj kënaqësi me burrin e saj.
Për 30 ditë, ajo ka shënuar vetëm dy ‘Po’ ndërsa ditët e tjera kanë përgjigje negative, se bashku me komentin ku ajo përshkruan arsyet.
Në shumicën e rasteve, ajo tregon se masturbon pasi burri e saj e refuzon në mënyra të ndryshme. Madje dhe dy herët kur burri ka thënë Po, marrëdhënia ka zgjatur shumë pak, duke e lënë të pakënaqur gruan.
“Ai erdhi në orën katër të mëngjesit nga një aheng beqarie, ishte i dehur tapë dhe fjeti menjëherë” shkruan mes tjerash në komentin e ditës së 15.
Burri i disa ditëve më parë, që kishte mungesë seksuale dhe e refuzonte gruaja, është në avantazh ndaj kësaj gruaje, me një natë seksuale më shumë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





