19 janar 2015 –  Një grua ka vendosur që pasurinë e saj prej më shumë se 1 milionë dollarësh të mos ia lërë trashëgim fëmijëve, por qenit të saj. 

Rose Ann Bolsany thotë se është shumë e dashuruar pas qenit me emrin Bella Mia dhe ka dëshirë që kafsha të vazhdojë jetën luksoze me të cilën është mësuar edhe pasi të mos jetë më pronarja. Pasuria e zonjës që do e trashëgojë qeni fatlum konsiston në bizhuteri, depozitë bankare dhe një shtëpi luksoze pushimi. Gruaja 60-vjeçare nga Nju Jorku thotë:

“Fëmijët e mi janë të rritur dhe të suksesshëm. Nuk kanë nevojë për paratë e mia. Ata e dinë shumë mirë sa të lumtur më ka bërë mua ky qen. Ka qenë një dhuratë nga Zoti.”