SHBA – 10 qershor 2014  – “I lehtë për t’u mbajtur, mjafton t’i jepet ushqim dhe ujë çdo 3-5 orë”. Një njoftim si gjithë të tjerët, me anë të të cilit zakonisht nxirret në shitje një kafshë shtëpiake.

Njoftimi është nxjerrë në Craiglist, faqja amerikane e njoftimeve, por ajo që u ofrohet lexuesve-blerës nuk është një qen apo një mace, por një burrë. Një vajzë nga Logan në shtetin Utah, SHBA, e lodhur nga mospërfillja e të shoqit, i cili kalon gjithë ditën para televizorit e duke luajtur në video game ka vendosur të nxjerrë në shtitje të shoqin. Numri i lexuesve është shumë i madh, ai i të interesuarve…

Në njoftim thuhet se pranohen edhe shkëmbime.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/