Një australiane u kafshua nga gjarpri, teksa ishte ulur në tualet. 59 vjeçarja Helen Richards rrëfeu se ndjeu një pickim të shpejtë, kur po kryente nevojat personale në banjën e shtëpisë së saj në Brisbejn të Australisë. Ishte pikërisht atëherë kur gjarpri e kafshoi në pjesën e prapme të trupit.
Kur u kthye që të shihte pas, u terrorizua kur pa një piton 1.5 m, që doli nga tualeti. Fatmirësisht, pitoni ështe johelmues, por gruas iu desh trajtim mjekësor me antiseptikë.





