Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Lezhë pranë pazarit.

Një kalimtare rreth 60 vjeçe është përplasur nga një makinë tip “Audi”.

60-vjeçarja ka qenë duke kaluar në vijat e bardha në momentin e aksidentit.

Ajo është transportuar në spitalin e Lezhes jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.