21 korrik 2014 – Një burrë i mërzitur nga refuzimet e bashkëshortes për të kryer marrëdhënie seksuale i ka dërguar kësaj të fundit një e-mail me listën sa herë e ka refuzuar dhe justifikimet e pwrdorura prej saj. 

Sipas listës, në shtatë javë gruaja e ka refuzuar 27 herë për të kryer seks dhe ka pranuar vetëm tre herë. Disa nga arsyetimet e përdorura ishin: “Po shikoj serialin televiziv”, “Jam e djersitur dhe ndihem e pisët”, “Po mundohem të shikoj një film”, “Jam shumë e dehur dhe kam ngrënë shumë”, “Sapo kam ardhur nga palestra dhe kam nevojë të lahem”.

Gruaja e ka cilësuar bashkëshortin si një njeri i papjekur dhe listen e ka publikuar ne portalin Reddit.

“Dje në mëngjes, ndërsa isha në taksi në rrugën për në aeroport, burri më dërgoi një mesazh në e-mailin e punës. Një gjë që se ka bërë kurrë më parë, sepse komunikojmë drejtpërdrejt ose me sms. E hapa dhe e pashë që ishte një kritike e ashpër sarkastike, me të cilën pak a shumë bën me dije se nuk do t’i mungoj në 10 ditët e ardhshme që do të jem larg. Ai kishte bashkangjitur një listë të ditëve që nga muaji qershor kur ka dashur të bëjë seks dhe përkrah citimet e mia për ta refuzuar”– ka deklaruar gruaja. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/