50-vjeçarja irakiane Siwanj Muhieeddin që është diagnostikuar me kancer në mitër, ha një gjarpër në muaj.
Fillimisht ajo merrte ilaçe që i dhanë doktorët, të cilët kushtonin $500 – $700 çdo herë që i blinte.
Çmimet ishin shumë të shtrenjta për të dhe ajo filloi të kërkonte mënyra të tjera. Një mjek popullor lokal pastaj i këshilloi të përziente mjaltë me qumështin dhe urinën e devesë. Edhe pse shija ishte “si helm”, shëndeti i saj u përmirësua.
Pastaj mjeku popullor i këshilloi të fillonte të hante gjarpërinj dhe ajo thotë se kjo lloj metode po funksionon për të.