12 gusht 2015 – Kjo foto e publikuar në rrjete sociale ka hapur një diskutim të gjerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Xhesika An Koleti e postoi foton ku shfaqet duke ushqyer njëkohësisht me qumësht gjiri të birin 16-muajsh (në të djathtë) dhe shokun e tij dy muaj më të madh.
Ajo thotë se nisi t’i jepte gji djalit tjetër teksa kujdesej për të pasi e ëma ishte në punë. Ajo madje thotë se prej një viti i ushqen njëkohësisht fëmijët të cilët tani kanë një lidhje të fortë mes tyre.
E ndërsa disa e mbështesin, ka nga ata që e cilësojnë këtë veprim si johigjienik duke sjellë në vëmendje rrezikun që mund të vijë nga sëmundje serioze.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/