21 qershor 2014 – Për disa persona mëngjesi është i këndshëm e për disa të tjerë, si mëngjes të tyre kanë ngrënien e tullave apo diçka të ngjashme.

28 vjeçarja Patrice Benjamin-Ramgoolam vuan nga një sëmundje, e cila e bën atë që të hajë tulla gjatë gjithë kohës. Sipas saj, ngrënia e tyre nuk i bën dëm shëndetit të saj.

Ajo ka pranuar se ngrënia e tullave është si varësia ndaj drogës, si një fiksim.

Problemi kishte filluar kur ajo ishte 18 vjeçare, dhe ajo këtë e bën në dhomën e shtëpisë së saj ku merr tullat e dhomës së shtëpisë për të ngrënë çdo ditë, e shpesh edhe kur shkon për vizitë tek ndonjë shoqe.

Ajo është diagnostifikuar me ‘Pica’ – dëshirën për të ngrënë objekte që kanë pak ose aspak vlera ushqyese, të tilla si fëlliqësira ose ngjyra.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/