28 korrik 2015 – Shkon te një zyre noterie dhe për shkak se nuk i ka pëlqyer komunikimi që është zhvilluar, ka goditur me shpulla dhe sende të forta noteren.
Bëhet fjalë për 42-vjeçaren me iniciale E.I. nga Elbasani, ndaj të cilës ka nisur procedimi penal për dhunën e ushtruar ndaj noteres 41-vjeçare me iniciale G.H.
Sipas gruas, ajo e ka kryer këtë veprim pasi noterja e ka sorrollatur për të bërë një prokurë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/