Tiranë, 21 qershor 2014 –  Konfliktet e vazhdueshme në çiftnë një familje në Tiranë kanë degjeneruar në dhunë fizike. Burime nga policia bëjnë të ditur se 40-vjeçari A.M. është dhunuar nga bashkëshortja e tij me okllai, shkopin që përdoret për të bërë byrek. 

40-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës me plagë në kokë dhe mjekër, ndërsa policia ka shoqëruar bashkëshorten e tij, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur. 

Mësohet se gruaja ka deklaruar në komisariat se e kishte dhunuar burrin, pasi i shkaktonte probleme të vazhdueshme në familje. Çifti me origjinë nga Berati jeton prej disa vitesh në Tiranë dhe ka dy fëmijë të mitur. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/