Ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj një gruaje në Dibër, pasi ka goditur me sende të forta burrin e saj.
Policia e këtij qyteti bën të ditur se gruaja 47 vjeçe me iniciale H.C., ka goditur bashkëshortin me iniciale Q.C. 48 vjeç, për motive xhelozie.
Çifti banon në fshatin Urakë të Matit.





