Koronavirusi i ka marrë jetën një gruaje shtatzënë.

Mësohet se pacientja ishte në muajin e katërt të shtatzanisë dhë ndodhej në terapi intensive në Infektiv.

“Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar. Ndër pacientët në gjendje të rëndë në terapinë intensive, është edhe një grua 4-muajshe shtatzënë.”, njoftonte një ditë më parë ministria e Shëndetësisë në raportimin e fundit mbi situatën e Covid në vendin tonë.