Një grua sulmoi dhe plagosi me thikë 14 fëmijë, në një shkollë të provincës jugperëndimore të Sichuanit në Kinë.

Autoritetet thonë se agresorja 39-vjeçare përdori një thikë kuzhine për të qëlluar nxënësit, teksa ata po ktheheshin për në klasat e tyre, pas stërvitjes së mëngjesit këtë të premte.

Pamjet e publikuara tregojnë fëmijët me rroba të gjakosura, disa prej të cilëve edhe me prerje të shkaktuara nga thika në fytyrat e tyre.

Gruaja që ndërmori sulmin është arrestuar, ndërsa hetimet për të mësuar arsyet e këtij sulmi vazhdojnë.