Një grua rreth të 60-ave ka tentuar të varë veten sot tek Liqeni Artificial, por është shpëtuar në kohë nga policia Bashkiake.

Punonjësit e policisë Bashkiake në patrullimin e tyre të zakonshëm kanë shquar veprimin e gruas dhe menjëherë i kanë dhënë asaj ndihmën e shpejtë.

Më pas është lajmëruar policia e Shtetit dhe ambulanca, e cila e ka transportuar gruan për një ndihmë më të specializuar në spital.