Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Elbasan. Një 42-vjeçare ka denoncuar në polici se një 51-vjeçare shkonte shpesh herë në derën e shtëpisë së saj dhe trokiste.
Pas denoncimit, 51-vjeçarja u mor në pyetje dhe u vendos nën hetim nga oficerët e policisë.
“U procedua Z. J., 51 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi për të ka kallëzuar një 42-vjeçare, se kjo shtetase i ka prishur qetësinë, duke i trokitur disa ditë rradhazi në derën e banesës, pa arsye”, njoftoi policia.