Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Tiranë, rreth orës 14:30, në rrugën "Daniel Ndreka" ku 55-vjeçarja Fane Dauti humbi jetën, pasi ra  nga kati i tretë.

Paraprakisht raportohet se ngjarja ishte aksidentale, por gjithsesi policia po kryen veprime hetimore për zbardhjen e plotë të tragjedisë.

Ndërkohë, në familjen e gruas vetëm një javë më parë ndodhi një fatkeqësi.

Bashkëshorti i viktimës së sotme humbi jetën një javë më parë. Ruzhdi Dauti ndërroi jetë pas një infarkti.