Erdgys Arrazin, i dyshuar si shkaktar për vetëvrasjen e gruas së tij, Almës, bashkë me tre fëmijët, u la në burg nga Gjykata e Apelit.
Para togave të zeza, i riu shpërtheu në lot dhe u shpreh se është i pafajshëm, ndërsa tregoi se ende nuk ka shkuar pranë varrit të tre fëmijëve të ndjerë.
Arrazi u transportua herët mëngjes nga burgu i Reçit dhe në seancë u paraqit së bashku me avokatin e tij, ndërkohë që të pranishëm ishin edhe familjarë.
Erdgys Arrazi akuzohet se u shkaktoi vetëvrasjen 39-vjeçares dhe tre të miturve, 9, 8 dhe 3 vjeç, trupat e të cilëve u gjetën në lumë pas disa ditësh kërkime.
Alma Arrazi dyshohet se bashkë me tre fëmijët e mitur mbrëmjen e 2 majit në ujërat e lumit Buna në Shkodër.