Julia Caples ka rreth 30 vite që pi rregullisht gjak sepse kjo gjë e bën të ndihet më të fortë dhe më të shëndetshme. 

45-vjeçarja amerikane çan me thikë “dhuruesit” dhe thith gjakun direkt nga trupi i tyre njësoj si vampirët në filmat horror.

Ajo takohet me fanatikët e gjakut në një vend të fshehtë për të shuar etjen e saj dhe tregon se kudo në botë gjen njerëz që janë të etur për gjak.

“E di që gjaku nuk ka vlera të mëdha ushqyese, por kur e pi ndihem më e fortë. Mbase ka ndonjë vlerë që nuk është zbuluar ende. Ndihem e bukur dhe e re kur pi rregullisht gjak. Ka pasur raste kur kam pirë edhe dy litra në muaj”, tregon nëna e dy fëmijëve.

Julia kujton kur i nisi dëshira për të pirë gjak:

“Kur isha 15 vjeç, gjatë puthjes së parë. Më erdhi ta kafshoja të dashurin, nuk e di pse. E kafshova dhe më pëlqeu shija e gjakut, ndërsa ai u tmerrua dhe nuk më puthi më.”

45-vjeçarja shpjegon se ajo i njeh personat nga të cilët pi gjak dhe se nuk ka rrezik për marrjen e sëmundjeve të ndryshme pasi ata bëjnë analizat mjekësore.