Gjykata italiane i ka dhënë të drejtë familjes së një gruaje, e cila vdiq në spital pas lindjes, duke e detyruar institucionin e kujdesit shëndetësor t’i paguajë një dëmshpërblim prej 750 mijë eurosh bashkëshortit të së ndjerës.

Ngjarja ka ndodhur në spitalin e Kremonës në Itali, më 6 janar 2014, kur Daniela, 41 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, ka lindur një fëmijë të vdekur dhe ka ndërruar jetë edhe vetë në spital një javë më pas.

Shkak i vdekjes së saj është bërë një gabim nga ana e mjekëve, të cilët kishin ngatërruar simptomat e gruas. Ekspertiza ka nxjerrë se shkaku i vdekjes ka qenë shoku septik. Por mjekët gjinekologë dhe shefi i repartit kanë thënë se i kishin ngatërruar simptomat me ato të depresionit pas lindjes. Kështu, u provua fajësia e mjekëve dhe Gjykata ka detyruar spitalin t’i paguajë familjes së viktimës shumën e majme