Tiranë, 24 maj 2014 – Gruaja vetëvritet me armë zjarri, burri arrestohet për posedim armësh pa leje. Policia e Tiranës arrestoi në orët e para të ditës së djeshme Agron Fjollën, me akuzën e armëmbajtjes pa leje. 36-vjeçari është prangosur disa orë pasi bashkëshortja e tij, Ana Fjolla, nënë e dy fëmijëve, i dha fund jetës me një pistoletë TT, që bashkëshorti i saj dyshohet se e mbante pa leje. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës pohojnë se pas vetëvrasjes, një grup hetuesish shkuan në banesën e viktimës, ku dhe morën në pyetje familjarët e 28-vjeçares. Dëshmitë e familjarëve zbuluan faktin se arma i përkiste pikërisht Agron Fjollës, bashkëshortit të viktimës, të cilën e mbante pa leje. Megjithatë, rrethanë lehtësuese do të jetë kujdestaria për dy fëmijët e mitur, që do të rriten pa nënën e tyre, ndërsa burimet policore shprehen se krahas armëmbajtjes, po verifikojnë nëse 36-vjeçari ka ndikuar apo jo në aktin e bashkëshortes së tij. Dy ditë më parë, nëna e dy fëmijëve të vegjël është gjetur e vrarë me një plumb pistolete në shtëpinë e saj. Sipas ekspertëve, nëna e re ka marrë një plumb pistolete në gjoks. Shkaku i vetëvrasjes ka qenë depresioni.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/