Një krim në familje ka ndodhur gjatë orëve të natës në Vaun e Dejës, ku gruaja ka vrarë burrin me sëpatë teksa ai ishte në gjumë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës.

Sipas informacioneve zyrtare, autorja Mirela Buzalli, pasi ka vrarë bashkëshortin Shkëlzen Buzalli, 45 vjeç, është dorëzuar vetë në polici.

Motivet e këtij krimi të rëndë janë ende të paqarta, ndërkohë uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.