29 shtator 2015 – Konflikti në familje shënon një tjetër viktimë. Ndryshe nga vrasja tronditëse ndodhur tri ditë më parë në Shijak, autori i ngjarjes së radhës është një grua, e cila ka vrarë bashkëshortin e saj teksa po flinte.
Kadri Visha, 50 vjeç, i cili ishte administrator i Kalasë së Dodës në Dibër, u qëllua për vdekje me sëpatë nga bashkëshortja e tij, Agime Visha.
Nga të dhënat e para, mësohet se ngjarja e ndodhur në fshatin Ceren të Dibrës, ka lidhje me një veprim të kryer në kushte depresive. Ndërsa në Komisariatin e Policisë, e shoqja ka deklaruar se aktin e ka kryer për xhelozi. Në vijim priten detaje të tjera nga policia.
/S.L. portali DurresLajm/