SHBA, 22 qershor 2014 – Ka sfiduar kushte klimaterike aspak të favorshme dhe ka pozuar në shumë vende të botës vetëm për t’i dhuruar buzëqeshje gruas së tij, që vuan nga kanceri i gjirit.
Fotografi Bob Carey ka veshur një fund rozë balerinash dhe me të i ka ardhur rreth e përqark botës. Gjithçka e ka bërë për dashuri.
Fotot e tij me veshjen e çuditshme i rikthejnë buzëqeshjen gruas së tij gjatë seancave të kimioterapisë, por kohët e fundit ato kanë nisur të kthehen në pikë force edhe për shumë femra të tjera që janë prekur nga kanceri i gjirit.
Që nga viti 2003, kur gruaja e tij Linda u diagnostifikua me kancer, Bob mban veshur fundin rozë duke i dhënë kështu udhë projektit “Tutu”.
Faqja e tyre në Facebook, kanali në Youtube dhe uebsite i fondacionit të krijuar prej tyre për të mbështetur gratë e prekura nga kanceri i gjirit janë mjaft të frekuentuara.
Për 50 dollarë mund të blihet libri me titull “Balerina”, që përmbledh të gjitha fotot e Bob në vende të ndryshme të botës, në të gjithë kontinentet.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





