Kinë, 6 gusht 2014 – N​jë grua xheloze kineze ka rrëzuar përtokë dhe ka zhveshur një rivale dashurie duke i prerë asaj gjoksin me një palë gërshërë.

Sulmi i tmerrshëm ka ndodhur në qytetin e Heshan në provincën Guangdong jug-lindore të Kinës, kur 27-vjeçarja Xiao Lin ishte në shtëpi duke parë televizor, kur erdhi një trokitje në derë.

Ajo pasi ka hapur derën është përballur me një femër e cila i ka vënë një qese në kokë, duke e zhveshur dhe duke e torturuar teksa me një gërshërë i ka prerë gjoksin.

Si agresore e ngjarjes është arrestuar një femër e quajtur Meng, e cila pretendonte se Lin i kishte marrë burrin.

Pas zbardhjes së kësaj ngjarjeje burri i Meng kishte pasur vërtetë një histori dashurie me viktimën dhe kur ai i kishte kërkuar kësaj të fundit divorcin, ajo ia kishte lënë fajin Lin për të cilën do hakmerrej.

Megjithatë Lin ishte e martuar dhe e lumtur me burrin e saj dhe familjes dhe sulmi ndaj saj ishte jo me baza.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/