Tragjike janë pamjet e filmimit të momentit, kur policia e Karolinës së Veriut qëlloi për vdekje një afro-amerikan.

Daily Mail ka publikuar videon, e cila thuhet se është xhiruar me celular nga bashkëshortja e viktimës, 43-vjeçarit Keith Scott.

Në të dëgjohen lutjet e gruas, “mos e qëlloni” “nuk ka armë”. Ndërkohë që policët urojnë që ai bën mirë të mos ketë vdekur, pasi ndërgjegjësohen se gjithcka është filmuar.