Pasagjerët e një autobusi në Baltimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetën të shokuar, kur një grua u zhvesh para tyre.

Skena që i la të gjithë me gojë hapur u filmua me telefon celular nga një qytetar, i cili pasi e postoi videon në faqen e tij në Facebook, pamjet e tij morën dhenë dhe po qarkullojnë nëpër portale ndërkombëtare.

Tabloidi prestigjioz “Daily Mail” kontaktoi me policinë e Baltimore-s për të marrë informacione në lidhje me incidentin, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Pra, motivet që e çuan këtë grua të zhvishet para njerëzve mbeten ende të paqarta.