Një grua dyshohet se ka humbur jetën në qytetin e Pogradecit pasi është marrë nga rrjedha e lumit që derdhet në liqen.

Kanë qenë banorët të cilët njoftuan policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje.

Policia e Pogradecit thotë se pritet që në vendngjarje të mbërrijnë polumbarët për të nisur kërkimet për gjetjen e trupit.