Një grua ka mbetur e plagosur, pasi i ka rënë çatia e shtëpisë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur nw Fier, ndërkohë që në banesë ishte vetëm Bukurie Meto, e cila po pushonte ne krevat.

Nga shembja e çatisë, ajo ka dëmtuar këmbën, por është jashtë rrezikut për jetën

E lënduara jeton me të shoqin dhe vajzën në një banesë të amortizuar në lagjen “Sheq i Madh”.

Pjesëtarët e tjerë të familjes ishin jashtë në momentin, kur ndodhi ngjarja.