Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në një postim të gjatë në Facebook, konfirmon se Hungaria i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së tij për azil politik.
“Sot Republika e Hungarisë, vend anëtare e BE-së dhe NATO-së, u përgjigj pozitivisht në kërkesën time për marrjen e azilit politikë, për shkak të ndjekjes politike në Republikën e Maqedonisë. Në kërkesën time për azil kam theksuar se azilin e kërkoj për shkak të ndjekjes politike nga ana e qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM-ja”, shkruan Gruevski.
“Kam nënvizuar se Qeveria dëshiron të më privoj nga liria duke shfrytëzuar hapa dhe metoda jodemokratike dhe duke keqpërdorur sistemin gjyqësor në Maqedoni”, shton ai, duke nënvizuar se nuk i ka ikur drejtësisë por ka shfrytëzuar të drejtën ndërkombëtare.
“Unë nuk kam ikur nga drejtësia, por duke shfrytëzuar metodat ndërkombëtare të së drejtës vazhdoj ta kërkoj drejtësinë për mua dhe për gjithë viktimat e tjera të ndjekjes politike në Republikën e Maqedonisë”, shkruan Gruevski.