18 maj 2015 – Nikolla Gruevski, kryeministri maqedonas deklaroi sot se nuk do të dorëzohej. Ai mori fjalë në kundërprotestën e organizuar nga mbështetësit e tij, vetëm një ditë pas asaj masive që realizuan dje ata që kërkojnë largimin. “Maqedonia nuk dorëzohet, Maqedonia është e fuqishme” tha Gruevski, duke deklaruar se opozitari Zoran Zaev nuk mund të jetë kurrë kryeministër i Maqedonisë.
Përgjimet për qeverinë Gruevski dhe vrasjet në Kumanovë ngritën në protestë gjigande qytetarë maqedonas e shqiptarë ditën e diel.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”