Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka dalë nga Shqipëria me makinen e ambasades hungareze në Tiranë. Burime thanë për “Balkanweb” se ish-kreu i qeverisë maqedonase ka kaluar nga pika doganore e Hanit të Hotit, në datë 11 nëntor.

Mësohet se Gruevski ka udhëtuar nga Hani i Hotit për në Mal të Zi me një makinë të ambasadës hungareze, me targa CD1013A. Ish-kryeministri maqedonas ka kaluar në orën 11:00 në pikën doganore për në drejtim të Malit të Zi, duke paraqitur kartën e identitetit. Në makinë bashkë me të ndodheshin shoferi i ambasadës hungareze në Tiranës si edhe një punënonjës i saj. Makina është kthyer në Shqipëri rreth 45 minuta më vonë, por pa Gruevskin.

Sakaq nuk dihen ende se nga cila pikë doganore ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevksi ka hyrë në vendin tonë, cështje e cila po hetohet nga policia shqiptare. Theksohet fakti se Nikola Gruevski u shpall në kërkim ndërkombëtar më 13 nëntor.

Përmes një statusi në Facebook, ai njoftoi se ndodhej në Budapest ku ka kërkuar strehim politik nga autoritetet hungareze atje.