Pasi “DurrësLajm” publikoi më herët pamje nga shëtitorja “Taulantia” e cila ishte pushtuar nga leshtërikët për shkak të motit të keq, Ndërrmarrja e Shërbimit Komunal ka pastruar zonën.

Punonjësit e NSHK Durrës kanë zhvendosur mesditën e sotme grumbujt e leshterikëve që ndodheshin pranë Sfinksit, të sjella nga forca e dallgëve.

Qyteti i Durrësit është përfshirë nga moti i keq prej 27 dhjetorit dhe sipas njoftimit të mëparshëm të Drejtorisë së Përgjithshme Detare do të vijojë deri ditën e nesërme, më 30.

Përkeqësimi i kushteve atmosferike shkaktoi anullimin e trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas për datat 28 dhe 29 dhjetor ndërsa dëmtoi edhe fenerët e kanalit në portin e Durrësit.