Tiranë, 23 prill 2014 – Komisioni i Sigurisë ka miratuar sot vetëm me votat e shumicës ngritjen e një grupi hetimor parlamentar që do të ushtojë kontroll në SHISH. Deputetët e opozitës janë shprehur kundër kësaj nisme dhe kanë braktisur mbledhjen e komisionit.
Në objektin e kërkesës së PS-së përcaktohet ushtrimi i kontrollit për shkresën operative sekrete të firmosur nga drejtori i SHISH, për degët e Shërbimit Informativ në qarqe, nga ku kërkon prej agjentëve të vendosen në përgjim të gjithë drejtuesit e rinj të Policisë. Kjo kërkesë kishte mbetur pezull deri në momentin që kreu i SHISH të pajisej me çertifikatën e sigurisë pranë DSIK-së.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





