Policia greke ka goditur një grup të trafikut të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Sipas policisë, janë arrestuar 16 persona, shqiptarë e grekë, anëtarë të këtij grupi. Mes tyre është dhe kreu i grupit kriminal, një 37-vjeçar shqiptar.

Mësohet se ata shfrytëzonin 37 femra si prostituta në Greqi, vajza nga Shqipëria, Rumania, Ukraina, Moldavia por dhe nga Greqia.

Klientët paguanin 70-150 euro për një takim, ndërsa grupi fitonte deri në 5000 euro në ditë. Po kështu policia ka sekuestruar 8 makina, 1 motor dhe 25.000 euro.