Skena muzikore ka patur shumë grupe muzikore që ishin personazhet më IN të momentit ku shumë prej këngëve të tyre ishin hite.
Por sot të gjitha këto grupe nuk janë më bashke dhe vetëm disa prej tyre ia kanë dalë të jenë të sukseshëm edhe pse jo të gjithë në muzikë. Emisioni Fun Day me moderatore Fatma Methasanin foli për këto grupe që dikur kishin shumë sukses. Ja kush janë ato:
1. “The Dreams”
Pjesëtarët e grupit muzikor “The Dreams”, që u krijua në vitin 1998 ishin Flori Mumajesin , Eriost Ballushin dhe Erson Shabani (Soni). Më pas Flori u largua dhe në grupe hyri Ermal Mamaqi dhe një nga këngët më të bujshme ishte "Edhe njehere" si dhe shumë hite të tjera.
2. “Spirit Voice”
“Spirit Voice” është krijuar në vitin 1997 dhe prezantimi tyre i parë ka qenë në Festivalin e Pranverës 1997 me këngën “Fuoristrada”. Ky grup përbëhej nga këta anëtarë: Larisa Vrana, Dorina Tiko, Soni Malaj, Angjelina Gilardi dhe Brikel Guga. Më pas u larguan Larisa dhe Angjelina, dhe grupit iu bashkua Elia Zaharia. Por tani këngëtaret nuk janë me në grup .
3. "Produkt 28"
Produkt 28 kanë qenë një grup muzikor i njohur, që këndon muzikë hip-hop. Grupi u krijua me 28 nëntor 2002. Ishte i përbërë nga tre anëtarë: Alban Kondi, Fabian Basha, Turjan Hyska. Ka nxjerrë në treg një album në vitin 2005 me titullin "Udhëkryq" nga i cili janë realizuar katër videoklipe.
4. Grupi “Aurora”
Grupi “Aurora”, është krijuar në vitin 2002, që solli shumë hite të zhanrit Rock Pop dhe R&B edhe pse sot nuk janë me bashkë, media nuk i ka harruar gjithashtu edhe publiku.
5. Ritmi i Rrugës
Ritmi i Rrugës është grup muzikor nga Kosova. Ritmi i Rrugës ishin njëri ndër grupet më të suksesshme në historinë e Hip Hop-it shqiptar. Ata filluan në vitet e 90-ta në kohën kur kjo muzikë ishte e panjohur per ne. /intv.al/