Vendet arabe në Kombet e Bashkuara po përgatiten të prezantojnë një rezolutë në Këshillin e Sigurimit që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.
Rezoluta gjithashtu kërkon ndihmë humanitare të papenguar dhe të bllokoj çdo transferim të banorëve të Gazës në një vend tjetër, për të cilin vendet arabe këmbëngulin se është ndëshkim kolektiv i detyruar kundër ligjit ndërkombëtar.
Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar publikisht se e kundërshtojnë këtë projekt-rezolutë.
I dërguari palestinez, Riyad Mansour tha se grupi kreu bisedime të mira dhe të sinqerta me ambasadorin e SHBA. Mansour tha se është “rasti i fundit” që OKB-ja të veprojë me një rezolutë për armëpushim.